- Reklama -

Sot tentativa e 22- të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kosovës sërish do të mblidhen sot në ora 11:00, në tentativën e 22-të për konstituim të Kuvendit.

Partitë politike nuk po gjejnë zgjidhje për ngërçin politik tash e disa muaj.

- Reklama -

Lëvizja Vetëvendosje që i takon propozimi për kryeparlamentare ka vendosur emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, por për partitë tjera emri i saj është i papranueshme për të parën e Kuvendit.

PDK dhe AAK kanë deklaruar se Vetëvendosje duhet ta ndërrojë emrin e kandidatit, ndërsa nga LDK kanë deklaruar se nuk do të votojnë asnjë kandidat.

Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje i vetmi emër për pozitën e kryetarit është ai i deputetes Albulena Haxhiu.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tha të hënën se zgjidhja për të dalë nga ngërçi në Kuvendin e Kosovës është votimi i fshehtë, për të cilin, sipas tij, opozita padrejtësisht dhe duke dëmtuar shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin.

Pasi që është pyetur disa herë radhazi, Kurti sot pranoi të flasë për mediat, duke thënë se Albulena Haxhiu nuk është në pyetje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E përgjigjja është votimi i fshehtë, për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundësoj kuorumin”, tha Kurti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort