Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka njoftuar se nga sot do të fillojë aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova dhe do të zgjasë deri më 10 qershor ndërsa aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të bëhet nga 01 deri më 11 qershor.
Provimi i Maturës Shtetërore në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor kurse rezultatet do të publikohen më 30 qershor.
Bëhet e ditur se nxënësit që e kalojnë Provimin e Maturës do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale nga platforma e-Kosova.
“Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të përfshijë katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Secila lëndë do të ketë nga 25 pyetje, me gjithsej 100 pyetje”, theksohet mes tjerash në njoftimin e kësaj ministrie.