- Reklama -

“Defender Europe 2025” nis sot, Kosova ndër 18 shtetet nikoqire të stërvitjes më të madhe ushtarake

Stërvitja më e madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 2025” do të nis sot me pjesëmarrjen e mbi 25,000 ushtarëve nga 29 shtete aleate dhe partnere të NATO-s.

Kosova dhe Shqipëria janë mikpritëse të këtij ushtrimi madhor, i cili do të zhvillohet deri më 6 qershor.

- Reklama -

Në Kosovë, Komanda e Divizionit të 28-të e Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës, nga ku do të drejtohen të gjitha aktivitetet ushtarake në rajonin e Ballkanit.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai ka shprehur krenarinë që Kosova është një nga 18 shtetet nikoqire të këtij ushtrimi të madh ushtarak.

Ndërkaq ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci  tha se ky është ushtrimi më i madh ndërkombëtar i drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin më të madh ndërkombëtar të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë”, shkroi Maqedonci.

Këto ushtrime zhvillohen në 18 shtete, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Kroacinë, Çekinë, Finlandën, Greqinë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Suedinë.

Ky ushtrim ka për qëllim të testojë aftësitë e dislokueshmërisë dhe ndërveprueshmërisë të forcave të NATO-s dhe partnerëve të saj, si dhe të përmirësojë gatishmërinë për reagimin ndaj krizave në rajon.

Kosova ka marrë pjesë në stërvitjet “Defender Europe” edhe në vitet 2021 dhe 2023, dhe rikthimi i saj si nikoqire në vitin 2025 thekson angazhimin e vendit për forcimin e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort