- Reklama -

Aktakuzë për fajde, armëmbajtje pa leje dhe pengim të procedurës zyrtare në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “fajde”, “mbajtje pa autorizim e armëve” dhe “pengim i procedurës zyrtare”.

Të pandehurit J.Th., I.Th., dhe A.Th. ndodhen në paraburgim që nga 2 tetori 2024, ndërsa D.G. dhe L.G. janë ndaluar më 25 shkurt 2025. Sipas aktakuzës, këta persona akuzohen për kryerjen në bashkëkryerje të veprës penale “fajde”, ndërsa D.G. dhe L.G. veç e veç për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndërkohë, i pandehuri Gj.Th. akuzohet për “pengim të të provuarit apo procedurës zyrtare”.

- Reklama -

Skema e fajdes dhe kërcënimet për pagesa të kamatave të larta

Sipas aktakuzës, J.Th., që nga maji i vitit 2023 deri në tetor të vitit 2024, ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme përmes dhënies së huasë me interes të lartë ndaj të dëmtuarit J.A., duke e kërcënuar se për çdo vonesë në pagesë do të paguante 500 euro kamatë. Kamatat kishin arritur në shumën prej 20 mijë euro deri në arrestimin e tij në flagrancë, më 2 tetor 2024, në momentin kur i dëmtuari i dorëzoi 5 mijë euro në emër të kamatës.

I.Th. dhe A.Th., gjithashtu në bashkëveprim, akuzohen se i kanë kërkuar të njëjtit të dëmtuar pagesa mujore prej 500 euro si kamatë, të cilat më vonë u kthyen në kamata javore prej 50 euro, e pastaj 100 euro. Vlera e përgjithshme e kamatave të paguara kishte arritur në 11 mijë euro.

Edhe D.G. dhe L.G. akuzohen për dhënie të huasë me interes të lartë ndaj të dëmtuarit J.A. Në mungesë të mundësisë për kthimin e borxhit, J.A. i dorëzoi D.G.-së një automjet VW UP, viti 2018, me vlerë dukshëm më të lartë se borxhi prej 2,500 euro.

Armë pa leje dhe ndërhyrje në drejtësi

Prokuroria gjithashtu pretendon se D.G. dhe L.G. posedonin armë pa leje, duke e bërë këtë një vepër shtesë penale.

Ndërkaq, i pandehuri Gj.Th. akuzohet për përpjekje për të ndikuar te i dëmtuari J.A., gjatë periudhës nëntor 2024 – shkurt 2025, që të ndryshonte deklaratën e dhënë ndaj familjarëve të tij – J.Th., I.Th., dhe A.Th. Në këmbim, atij i ishte premtuar fshirja e borxhit dhe “qetësi” nga të pandehurit.

Propozimi për konfiskim të pasurisë së paligjshme

Prokurori i çështjes ka kërkuar konfiskimin e përhershëm të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme si dhe të mjeteve të përdorura për kryerjen e veprave penale. Lista përfshin:

  • Automjet “Daimler Chrysler”

  • Automjet “Citroën”

  • Mercedes-Benz E 220d4 MATIC

  • BMW X5 (xhip)

  • Telefona celularë

  • 2,400 euro në para të gatshme

  • 330 franga zvicerane

  • 50 dirhemë (monedhë arabe)

Për këto mjete, Gjykata ka lëshuar urdhër ndalues përfundimtar.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort