- Reklama -

Kallas për dialogun Kosovë-Serbi: Tani është koha për t’u riangazhuar

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve është “domosdoshmëri për të lëvizur përpara” në rrugën drejt BE-së.

“Dialogu Beograd-Prishtinë është i domosdoshëm për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar”- ka shkruar Kallas në platformën X.

- Reklama -

Kallas do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor nga 21-23 maj 2025, përkatësisht në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në vizitën e saj të dytë në këtë pjesë të Europës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë më 22.05.2025, Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

Ndërsa, nuk është përmendur në njoftimin e BE-sënëse Kallas do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Bashkimit Europian, ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Europës më 22 maj, në orën 15:45.

Kallas e paralajmëroi ardhjen në Kosovë gjatë Samitit të Komunitetit Politik në Tiranë, aty ku edhe u takua me presidenten Vjosa Osmani, meqë më 22 maj e para e Kosovës do jetë në vizitë zyrtare në Zvicër.

Po ashtu, ajo do të vizitojë Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ajo do të takohet gjithashtu me Komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.

Bashkimi Europian ka bërë të ditur se në Serbi Kallas do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq, kryeministrin Duro Macut, me ministrin e Jashtëm Marko Gjuriq dhe ministrin e Integrimit Europian Nemanja Staroviq, kryetaren e Parlamentit Ana Brnabiq dhe Grupet Parlamentare të opozitës.

Po ashtu, ajo do të angazhohet me studentë dhe organizata të Shoqërisë civile. Një konferencë për shtyp është planifikuar për në orën 13:15, më 22 maj, e transmetuar drejtpërdrejt në EBS.

Kurse, në Maqedoninë e Veriut Kallas do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Ajo do të hapë dialogun e parë për Sigurinë dhe Mbrojtjen midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timcho Mucunski dhe do të vizitojë Organizatën e Përhershme të Task-Forcës Mjekësore Ballkanike (BMTF SO), në prani të ministrit të Mbrojtjes Vlado Misajlovski.” – shkruan në Njoftim.

Në Shkup ajo do të angazhohet gjithashtu me të rinj vendas, studentë dhe profesionistë të rinj.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.

Ky proces kishte nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort