Për të 19-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës sërish do të tentojë sot (21 maj), nga ora 11:00, të konstituojë Kuvendin.
Seancë kjo e cila po zvarritet prej javësh për shkak të pamundësisë për të zhvilluar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiun, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
- Reklama -
Pas 18 tentativave të pasuksesshme, të hënën e kësaj jave nuk u arrit dakordësi për formimin e komisionit për votimin e fshehtë.
Partitë opozitare po e akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të procesit, ngjajshëm po vepron edhe vet LVV-ja, e cila po insiston edhe në mos ndërrimin e kandidates së propozuar.
- Reklama -