Ka dështuar për të 18-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Seanca konstituive u ndërpre pas thirrjes që kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari, bëri për partitë: PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK për të propozuar nga një anëtar për Komisionin për votimin e fshehtë.
Këto parti sërish nuk dhanë propozimet e tyre, kurse më pas u vazhdua me hedhjen në votim të krijimit të komisionit pa propozimet e këtyre katër subjekteve parlamentare.
Por, propozimi i Deharit për formimin e komisionit për votimin e fshehtë nuk mori vota të mjaftueshme.
52 vota ishin për, një kundër dhe asnjë abstenim. Pas votimit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka konstatuar se nuk ka kuorum dhe ka deklaruar se seanca vazhdon më 21.05.2025 në ora 11:00.