- Reklama -

Pjesëmarrja e Vuçiqit në Moskë, Maqedonci: Serbia s’ka ndryshuar as qëllimet as mjetet ndaj Kosovës

9 maji ishte data kur Rusia shënoi ditën e fitores. Krah presidentit rus Vladimir Putin dhe liderëve të tjerë autokratë, aty mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Pjesëmarrja e tij në këtë paradë nxiti reagime të shumta të liderëve evropianë, por edhe të atyre kosovarë.

- Reklama -

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vetë prezenca e Vuçiqit në paradën ushtarake në Moskë është dëshmi e lidhjeve të forta që ka Serbia me shtetin rus.

“Serbia po vazhdon të dëshmojë çdo ditë e më tepër lidhjet e saj me vendet autokratike dhe me aleatet e tyre historike siç janë Federata Ruse por edhe vendet e tjera, jo vetëm formalisht, duke qenë pjesë e aktiviteteve siç ishte parada ushtarake në Moskë, por edhe më saktësisht duke bashkëpunuar dhe në fushën e blerjes së armatimeve edhe qasje ushtarake në raport me ato vende”, tha Maqedonci për RTK-në.

Duke e qenë e tillë, Maqedonci tha se qasja pushtuese e destabilizuese e Serbisë është e shkruar edhe në kushtetutën e këtij shteti, duke mbajtur Kosovën pjesë të saj e që shpërfaq në vazhdimësi synimet në raport me Kosovën.

“Serbia nuk ka ndryshuar qasjen hegjemoniste në raport me Kosovën. Kjo pasqyrohet në vazhdimësi si në deklarimet e tyre si në veprimet e tyre dhe aktivitetet e tyre, por edhe në mbështetjen që institucionet e sigurisë në Serbi i japin elementeve që kanë zhvilluar sulme dhe aktivitet terroriste ne vendin tonë”, shtoi Maqedonci.

Ai foli edhe për nënshkrimin në mars të memorandumit trepalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, duke thënë se nuk ka pasur synim kërcënimin e askujt.

“Kjo deklaratë ka pasur synim që të lidhë mes vete shtetet që ndajnë të njëjtat vlera në mënyrë që jemi të gatshëm të mbështesim njëra-tjetrën në raste kur cenohet siguria e gjitha Ballkanit Perëndimor”, ka nënvizuar ai.

Sulmi terrorist i një formacioni paraushtarak serb i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe sulmi tjetër terrorist në infrastrukturën kritike në kanalet e Ibër Lepecit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, janë dëshmi e pretendimeve të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës./RTK/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort