Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”, në bashkëpunim me Shoqatën “Kosova për Sanxhakun”, do të organizojë më 21 shtator 2025, në qytetin e Rozhajës, sesionin e njëzetë të rregullt shkencor me temën qendrore:
“Lufta e Dytë Botërore 1939–1945 dhe qëndresa e nacionalistëve shqiptarë për bashkim kombëtar.”
Ky aktivitet organizohet në shënim të 80-vjetorit të riokupimit të Kosovës dhe viseve të tjera etnike shqiptare, si dhe për të përkujtuar masakrën e Tivarit dhe shumë ngjarje të tjera tragjike që kanë ndodhur në të gjitha trevat shqiptare gjatë asaj periudhe.
Organizatorët ftojnë të gjithë studiuesit që posedojnë dokumente, materiale arkivore apo kronika historike lidhur me këtë temë, të aplikojnë për pjesëmarrje me një koncept të shkurtër të punimit që synojnë të paraqesin. Vetëm punimet e pranuara nga organizatorët dhe të përfshira në programin zyrtar do të kenë mundësinë të prezantohen gjatë sesionit shkencor.
Materialet dhe temat e propozuara mund të dërgohen në një nga adresat elektronike:
📧 [email protected]
📧 [email protected]
📧 [email protected]
📧 [email protected]
Organizatorët:
Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”
- Mr. sc. Nue Oroshi – Kryetar
- Dr. sc. Besim Morina – Nënkryetar
Shoqata “Kosova për Sanxhakun”
- Mr. sc. Ismet Azizi (Kokaj) – Kryetar
- Ali Daci – Nënkryetar