- Reklama -

Rizvanolli: Serbia ka brengë se po humb fuqinë për të shantazhuar serbët e Kosovës

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ndaj deklaratave të Qeverisë së Serbisë dhe Listës Serbe, duke i cilësuar si të pabazuara pretendimet për “mosbesim” ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”.

Sipas saj, këto reagime nuk kanë të bëjnë me interesin për qytetarët serbë të Kosovës, por me humbjen e ndikimit të Serbisë mbi ta.

- Reklama -

“Këto brenga nuk janë për qytetarët, por për humbjen e fuqisë për të shantazhuar dhe për të blerë vota përmes strukturave ilegale”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook të shtunën, duke kujtuar se për 26 vjet Kosova ka furnizuar komunat veriore me ujë të pijshëm në vlerë prej 19.5 milionë euro, pa inkasuar asnjë shumë nga këto shërbime.

Siç ka shkruar tutje ajo, furnizimi me ujë ka qenë i rregullt, përjashtuar ndërprerjet e përkohshme pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, “për të cilin përgjegjësia bie mbi Serbinë dhe strukturat e saj në Kosovë”.

Ministrja theksoi se KRU “Mitrovica” është një ndërmarrje e licencuar, e rregulluar dhe e monitoruar nga institucionet e Kosovës, që garanton furnizim të sigurt dhe cilësor me ujë në përputhje me ligjet dhe standardet më të larta.

KRU “Mitrovica”, e cila ka marrë së fundi nën administrim sistemin e ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut dhe fabrikën e ujit në Zubin-Potok, ka kërkuar mbështetje financiare nga Fondi Zhvillimor për komunat veriore, për të investuar në rrjet dhe për të filluar procesin e matjes dhe pagesës së ujit.

Rizvanolli bëri thirrje për përkrahje nga komunat veriore dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke theksuar se ky proces do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në nxitjen e një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndër-etnik në këto zona.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort