- Reklama -

Erdogan: Duhet ndalur gjakderdhja në Ukrainë dhe Gaza duhet të bëhet e jetueshme sërish

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, gjatë fjalimit në Samitin e Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Tiranë tha se në këto kohë kritike kur po diskutohet për të ardhmen europiane, duhet të përfitojnë edhe aleatët që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian.Ai e ka kritikuar qasjen e politikanëve ndaj konfliktit në Gazë, duke thënë se nuk është bërë asnjë veprim për të arritur një dinjitet njerëzor në këtë vend.“Përveç një armëpushimi të përhershëm duhen mobilizuar mjetet për dhënien e ndihmave dhe për të bërë Gazën të jetueshme sërish”, është shprehur Erdogan.

Ndërsa për Ukrainën, tha se jemi në një moment kritik që “armët të heshtin dhe paqja të vendoset” në këtë shtet.

- Reklama -

“Koha ka treguar se nëse përçahemi jemi më të dobët, nëse bashkohemi jemi më të fortë. Turqia ka një madhësi ekonomike prej 1.3 trilionë dollarësh, një industri konkurruese dhe një qasje të drejtpërdrejt në tregje të mëdha konsumi. Bashkimi doganor do të ndikojë në ekonominë e të gjithëve”- tha presidenti turk.

“Duhet ndalur gjakderdhja. Sot po zhvillohen bisedime në Stamboll. Në këtë fazë mbështetemi te të gjithë partnerët tanë për t’i mbajtur të hapura kanalet e dialogut. Turqia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj në këtë proces”- tha ai.

Tirana është mikpritësja e Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian, ku liderë, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore europiane dhe ndërkombëtare janë mbledhur në Sheshin “Skënderbeu” për të diskutuar çështjet më të rëndësishme për kontinentin.

Ngjarja bashkë-organizohet nga presidenti i Këshillit Europian, António Costa, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Dy ditë më parë, Costa qëndroi në Kosovë, ku zhvilloi takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, Samiti synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve evropiane për siguri, demokraci dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Në këtë takim të nivelit të lartë, sipas njoftimit të Këshilllit Europian, Bashkimi Europian përfaqësohet edhe nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme, Kaja Kallas.

Pas një dreke zyrtare, liderët do ndahen në tryeza tematike dhe më pas në takime bilaterale.

Samiti do të përmbyllet me një sesion plenar dhe një konferencë të përbashkët për shtyp mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit të Danimarkës – vendit mikpritës të samitit të ardhshëm në vjeshtë 2025.

Temat kryesore gjatë Samitit janë: siguria europiane dhe mbështetja për Ukrainën, forcimi i mbrojtjes dhe demokracisë, rritja e konkurrueshmërisë përmes inovacionit dhe investimeve, sfida të mobilitetit, përfshirë migrimin dhe lëvizjen e të rinjve

Diskutimet do të zhvillohen në tri tryeza tematike: sigurimi i Europës dhe forcimi i rezistencës demokratike; një Europë për 600 milionë qytetarë: inovacion dhe siguri ekonomike dhe e treta: Europë e hapur me kufij të sigurt: sfidat e mobilitetit dhe fuqizimi i të rinjve

Përveç 27 vendeve anëtare të BE-së, në samit do të marrin pjesë edhe vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë si vend mikpritës, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën, si dhe liderë nga Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Turqia dhe shtete të tjera europiane. Të ftuar janë edhe sekretarët e përgjithshëm të NATO-s, Këshillit të Europës dhe OSBE-së.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort