8.5 milionë euro është shuma e mjeteve që Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit [MAShT], ka ndarë për blerjen e tabelave të mençura që në gjuhën moderne të tekonologjisë dhe informacionit njihen si ‘Smart Board’. Në njoftimin për kontratë i publikuar sot [05.05.2025] në platformën elektronike për prokurimin publik në Kosovës, “E-Prokurimi”.
Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj nisme të aktivitetit të prokurimit është blerja, furnizimi, montimi dhe instalimi i tabelave te mençura [smartboard] për qëllime arsimore për institucionet e arsimit parauniversitar.
Për tenderin e ndarë në dy lote/pjesë, MAShT ka parashikuar vlerë të kontratës deri 8,500,000 euro.
Procedura e hapur e prokurimit, është lloji i procedurës së përdorur për këtë aktivitet të prokurimit, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.
Afati për pranimin e tenderëve është caktuar deri me 13.06.2025.