- Reklama -

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më 8 prill 2025, do të nisin punimet për ndërtimin e një rrethrrotullimi të ri në udhëkryqin ndërmjet rrugëve “Ekrem Rexha – Tirana” dhe “Ramadan Bush” (pranë KFOR-it Turk).

Sipas njoftimit të publikuar nga kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, ky projekt është pjesë e angazhimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. Rrethrrotullimi i ri pritet të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit dhe organizimin më efikas të trafikut në këtë pjesë të qytetit, si dhe të ofrojë një rrjedhë alternative për automjetet, duke ulur ngarkesën në rrethrrotullimin ekzistues te ish “Bellona”.

- Reklama -

“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së problemeve të trafikut në këtë zonë të ngarkuar. Me ndërtimin e këtij rrethrrotullimi, synojmë të rrisim sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe të përmirësojmë rrjedhën e lëvizjes së automjeteve,” thuhet në njoftimin e kryetarit Totaj.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve që, përkohësisht, të shmangin qarkullimin në këtë aks rrugor, për të mundësuar realizimin e punimeve pa pengesa.

Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë periudhës së zhvillimit të projektit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort