Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vetëm para pak minutash ka dalë nga objekti i Kuvendit të Kosovës, daljen e së cilit po e prisnin një numër...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në të cilën e ka lutur për koalicion qeverisës.
“Si kryetar i LVV-së dhe...
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A – Prizren njofton të gjithë konsumatorët se janë duke vazhduar me shkyçjen e konsumatorëve nga rrjeti i ujësjellësit për shkak të moskryerjes së obligimeve...
Një krijesë e rrallë dhe misterioze e oqeanit, një kandil deti gjigant fantazmë (Stygiomedusa gigantea), është filmuar gjatë një misioni 8-ditor kërkimor në brigjet...
Pas raportimeve për largimin e Mike Waltzit nga pozita e këshilltarit të lartë për Sigurinë Kombëtare, presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar përmes një...
Donatorët mund të preken nga sëmundjet e transmetueshme nëpërmjet gjakut dhe moti ekstrem, ndërkohë që kërkesa për gjak mund të rritet, sipas një studimi...
Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar ndaj praktikave të punësimit nga pushteti lokal, duke...
Bota e kriptomonedhës është plot me zhurmë, spekulime dhe nganjëherë projekte që ngrenë shqetësime serioze për transparencën dhe legjitimitetin. Një projekt i tillë që...
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një postim në faqen e tij në facebook ka kërkuar që të gjithë t’i respektojmë masat në parandalimi e virusit. Çdonjëri nga ne kemi obligim t’i respektojmë masat. Të mbajmë maskën, të ruajmë distancën fizike dhe higjienën personale.
Te dashur qytetarë,Tani jemi në valën e re të pandemisë COVID-19 dhe numri i të infektuarve javën e kaluar ishte më i larti që nga fillimi i pandemisë. Vetëm dje u evidentuan 337 raste të reja me COVID-19 dhe 7 qytetarë humbën jetën për shkak të virusit.Bazuar në statistikat zyrtare, Prizreni ka kaluar relativisht mirë deri më tani dhe në krahasim me komunat më të mëdha, ka më së paku të infektuar për kokë banori (5 për 1000 banorë). Por kjo duhet të na bëjë edhe më vigjilentë në respektimin e masave, ngase potenciali i përhapjes së virusit në komunën tonë është shumë i lartë.Në parandalimin e virusit, rolin kyç luajmë ne qytatarët. Çdonjëri nga ne kemi obligim t’i respektojmë masat. Të mbajmë maskën, të ruajmë distancën fizike dhe higjienën personale.Inspektorati dhe policia janë në detyrë 24 orë. Bizneset, sidomos ata që ofrojnë shërbime gastronomike, duhet të kujdesen për higjienën dhe që çdo punëtor të mbajë maskë.Sipas raportimeve, reparti infektiv në QKUK tanimë është mbushur dhe sistemi ynë i shëndetësisë ka kapacitete të limituara për ofrimin e shërbimeve, andaj çdonjëri nga ne duhet të jemi aktiv që ta ruajmë shëndetin publik, ashtu që situata të mos del jashtë kontrollit.Të mbulojmë gojën dhe hundën me maskë! 😷Të mbajmë higjienën! 🧼Të ruajmë distancën! 🚶🏻♀️ —-🚶🏻Mytaher Haskuka