Bashkimi ka fituar derbin e javës së 15-të ndaj Trepçës në Superligën e basketbollit.
Rezultati përfundimtar në palestrën ”Sezai Surroi” ishte 76-72.
Bashkimi kishte epërsi që nga fillimi i ndeshjes, madje pjesën e parë e mbylli me 12 pikë epërsi.
Basketbollisti më i dalluar në ndeshje ishte Drilon Hajrizi i Trepçës, me 23 pikë të shënuara.