Policia në Prizren ka bërë të ditur se nga hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës janë ndërmarrë veprime hetimore dhe taktike-operative në terren dhe është identifikuar një i dyshuar për vjedhje (D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan, KK Suharekë).
Sipas njoftimit të Policisë, me datë 12.09.2024, Sektori i Hetimeve në bashkëpunim me patrullën në detyrë kanë arrestuar personin e dyshuar, ky person dyshohet se ka kryer së paku 5 raste të vjedhjeve të sendeve të ndryshme nga shtëpitë e qytetarëve në Suharekë dhe fshatrat për rreth.
Për veç veprimeve tjera hetimore Policia bën të ditur se ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe aty kanë gjetur sende të ndryshme që dyshohet që janë të vjedhura, konkretisht në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar si prova materiale janë sekuestruar: 2 biçikleta, 1 motosharrë, 1 trotinet dhe 31 palë këpucë të ndryshme .
Në njoftim thuhet se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar disa rasteve të vjedhjeve. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Ftohen për bashkëpunim qytetarët dhe stacionet tjera që të raportojnë gjërat e vjedhura nëse nuk i kanë raportuar apo të vijnë në stacion për të identifikuar pronën e tyre.”, shkruan në fund Policia./TVPrizreni/