Komuna e Prizrenit ka njoftuar se punimet për rregullimin e stadiumit në shkollën “Meto Bajraktari” në Reçan po vazhdojnë sipas planit.
Sipas njoftimit të komunës, ky projekt është pjesë e investimeve kapitale të Drejtorisë Komunale të Arsimit.
“Aktualisht, po ndërtohet muri i ri rrethues dhe po bëhen përmirësime që përfshijnë rregullimin e tribunave dhe elementeve të tjera të stadiumit, që do të krijojë kushte më të mira për aktivitete sportive dhe do të ofrojë mundësi më të mira për nxënësit dhe komunitetin në përgjithësi.”, njofton komuna e Prizrenit./TVPrizreni/