KESCO sqaron që ka mbi 700 mijë konsumatorë dhe ka target vendosjen e faturave në zarfe për të gjithë.
Pra, është një shërbim që po zgjerohet në vazhdimësi.
“Por, siç e kemi cekur edhe në komunikatën e dërguar më herët, jemi duke pasur vështirësi të mëdha operative gjatë këtij procesi, sidomos me numrat e shtëpive dhe banesave, mungesën e adresave të sakta të tyre dhe vështirësi të natyrave të tjera. Kjo ka bërë që të na pamundësohet tash për tash vendosja e të gjitha faturave në zarfe përnjëherë dhe, në mënyrë që mos të stopohet procesi i faturimit, jemi detyruar të dërgojmë fatura edhe pa zarfe në këtë periudhë kohore”, thuhet në njoftimin zyrtar të KESCO-s.
Maksimumi në këto rrethana është bërë.
Nga kompania deklarojnë se gjatë gushtit kanë vendosur në zarfe dhe dërguar te konsumatorët qindra mijë fatura.
“Por, ky është një proces që po merr kohë dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë që kemi kërkuar edhe përmes komunikatës së mëhershme që të ketë një bashkëpunim ndërinstitucional, ku do të merrej në konsideratë ndonjë alternative tjetër, pra të gjendet zgjidhja sa më e mirë dhe sa më efikase, benefitet e të cilave do t’i korrnin konsumatorët fundor”, thuhet në njoftim.