Policia e Kosovës ka njoftuar se se një person ka hasur afër një peme një mjet të dyshimt të pashpërthyer në fshatin Terpezë të Malishevë.
Sipas policisë, Njësia për deminim e FSK-së e ka bërë eksplodimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident.
“Terpezë, Malishevë / 28.08.2024 – 19:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke groposur afër një peme ka hasur në një mjet të dyshimtë (granatë dore). Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësia për deminim e FSK-së qe e ka bërë eksplodimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.