Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në vijim të realizimit të projektit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural “Hapja e kanaleve për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore”, po hapen kanalet në fshatin Randobravë.
Sipas njoftimit të komunës, këto kanale do të ndikojnë në rritjen e prodhimit bujqësor dhe në përmirësimin e kushteve të fermerëve./TVPrizreni/