Mbrëmë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike, e cila do të zgjasë deri më 22 gusht.
Në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se para fillimit të hapjes u mbajt dhe pritja me mysafirët ndërkombëtarë, e ku kryeministri u takua e bashkëbisedoi me ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, ish-ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe presidenten e NDI, Tamara Wittes, ndër të tjerë.
Gjatë punimeve të Konventës Kombëtare Demokratike të natës së parë, thuhet në njoftim se folës kryesor ishin edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, zonja e parë, Jill Biden, ish-sekretarja e shtetit dhe ish-kandidatja e Partisë Demokrate për presidente, Hillary Clinton, si dhe kongresistja e New York-ut, Alexandria Ocasio-Cortez.
Para fjalës së presidentit Biden, edhe zv’presidentja e ShBA-ve, e cila pritet të nominohet si kandidatja e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme, Kamala Harris, mbajti fjalë të shkurtër përshëndetëse, bëehet e ditur në fund të komunikatës./TVPrizreni/