Aldo Graziani, drejtuesi i parë ndërkombëtar i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit ka vizituar sot atë pas 23 vitesh nga koha kur ai ka drejtuar spitalin.
Në njoftimin zyrtar nga spitali i Prizrenit bëhet e ditur se Graziani fillimisht është takuar me drejtorin mjekësor Hasan Arzuallxhiu dhe drejtorin e infermierisë Fevzi Xhemali, nga të cilët është njoftuar me punën, të arriturat dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore.
“Është një spital tjetër, me objekte të reja dhe të renovuara, me pajisje dhe staf profesional. Janë ndryshime pozitive dhe që kanë sjellë kualitet në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Pashë objekte të reja dhe të renovuara, aparaturë të re mjekësore dhe staf profesional. Me një fjalë spitali i Prizrenit është një spital modern dhe unë u fasionova gjatë vizitës nê disa objekte, reparte dhe takimet me menaxhmentin dhe stafin e spitalit”,- tha Aldo Graziani, drejtuesi ndërkombëtar i spitalit të përgjithshëm të Prizrenit gjatë periudhës gusht 1999 – maj 2001 gjatë kësaj vizite.