Komuna e Prizrenit ka rikujtuar për qytetarët, organizimin e dëgjimit publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 me grupet e interesuara, biznese, fermerë dhe afaristë, i cili do të mbahet sot më 8 gusht 2024 në sallën e mbledhjeve tek Shtëpia e Bardhë në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.
“Njoftim për organizimin e dëgjimit publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 me grupet e interesuara, biznese, fermerë dhe afaristë.
- Data: 08 gusht 2024
- Vendi: Salla e mbledhjeve – Shtëpia e Bardhë
- Ora: 19:00
Informata për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund të gjeni edhe në këto vegëza:
Ueb faqja zyrtare e Komunës: https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/ dhe https://kk.rks-gov.net/prizren/category/degjimet-publike/ .
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në: [email protected] dhe [email protected] .”, thuhet në njoftimin e komunës në Facebook./TVPrizreni/