Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ishte pjesë e takimit vjetor me përfaqësues të komuniteteve fetare, takim ky i organizuar nga OSBE-ja.
Në njoftimin zyrtar të komunës thuhet se qëllimi i takimit është promovimi i mëtutjeshëm i dialogut dhe partneritetit ndërmjet komunës dhe komuniteteve fetare.
Pjesë e takimit ishte dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Sh.T. Ambasadori Michael Davenport.