Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me hapjen e urës së Ibrit.
Në postimin e tij thuhet se një hap i tillë pa koordinim në kohën kur ka filluar faza e fushatës zgjedhore nuk i shërben Kosovës dhe se e gjitha kjo është përpjekje e qeverisë për mbulimin e dështimeve të shumta në secilën sferë të jetës publike.
“Është totalisht e papranueshme që të përdoren strukturat e sigurisë për qëllime të ulëta politike duke e rreziku qenjen e shtetit tonë. Nuk mbulohen hajnitë e rezervave të shtetit, nuk mbulohet hajnia e Nagip Krasniqit ne KeK, nuk mbulohet mos ndriqimi i rastit të Astrit Deharit si dhe humbja e provave në kohen sa ju ishit në qeveri me spektakël dhe teater në veri”, thuhet tutje në reagimin e Krasniqit.