Në bashkëpunim mes “Dokufest”-it dhe festivalit ukrainas “Docudays” u hap sot në Prizren “Dokuphoto”, ekspozita më e madhe e festivalit që thekson qëndrueshmërinë e popullit dhe krijimtarinë e kulturës ukrainase, një punë kjo e fotografit ukrainas Mykhaylo Palinchak.
Ai përmes kësaj ekspozite zhytet thellë në jetën dhe peizazhet e atdheut të tij të shkatërruar nga lufta, një dritare në historinë bashkëkohore të luftës së Ukrainës.
Në njoftimin e komunës së Prizrenit thuhet se ky bashkëpunim, programi “Focus Ukraine”, tregon përkushtimin e “Dokufest”-it për diversitetin, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale me përkushtimin gjithashtu të “Docudays” ndaj dinjitetit njerëzor përmes krijimit të filmave dokumentarë.