Komuna e Prizrenit, përmes një komunikate për mëdia, ka njoftuar se dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 për banorët e fshatrave të rajonit të Hasit do të organizohet më 22 korrik (e hënë), nga ora 17:30 në objektin e Shtëpisë së Kulturës në Gjonaj.
Njoftimi i plotë:
“Njoftim për banorët e fshatrave të rajonit të Hasit për organizimin e dëgjimit publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025
Data: 22 korrik 2024
Vendi: Objekti i Shtëpisë së Kulturës – Gjonaj
Ora: 17:30
Informata për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund të gjeni edhe në këto vegëza:
Ueb faqja zyrtare e Komunës: https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/ dhe https://kk.rks-gov.net/prizren/category/degjimet-publike/ .
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në: [email protected] dhe [email protected] .”, thuhet në fund të njoftimit./TVPrizreni/