Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 26-vjeçarit, Auron Thaqi, i cili para disa ditësh u ther për vdekje në Prizren.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët.
Sipas njoftimit ceremonia e varrimit do të bëhet në varrezat e qytetit, në ora 14:00.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.
Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.