Ditën e hënë kryeshefi ekzekutiv i KRU Hidroregjioni jugor, Fadil Berisha, është takuar me përfaqësuesut e ashkësive të fshatrave, Nashec, Mazrek, Gorozhup, Gjonaj dhe Tupec.
Më kryesisht me përfaqëuesit Shani Tanaj, Shukri Quni dhe Herolind Osmanollaj.
Gjatë këtij takimi u diksutua për bashkëpunim dhe investime te cilat duhet të bëhen në mënyrë të arritjes së funksionimit të rregullt me ujë të pijes në këto zona.
U diskutua edhe për problemet me furnizim të ujit të pijes si pasoje e ndërprerjeve të energjisë elektrike si dhe zgjidhjet afatgjate tê këtij problemi.
Gjithashtu edhe për problemin e humbjeve të mëdha të ujit të pijes si pasojë edhe të keqpërdorimeve te shumta.