Stacioni Policor Prizren ka njoftuar se me datën 30.06.2024, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se në një aheng familjar në qytetin e Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri.
“Njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër (4) gëzhoja të armës. I dyshuari i rastit i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’.“, njofton Policia.
Drejtoria Rajonale e Policisë u ka bërë thirrje qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare me moton “Festoni me zemër jo me armë”.
“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’!”, thuhet në fund të njoftimit të Policisë./TVPrizreni/