Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ditën e premte ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimin, me përfaqësuesit e KFOR-it shqiptar dhe italian.
Këta të fundit po promovojnë shkëmbimin e universiteteve “Ukshin Hoti” në Przren, “Fehmi Agani” në Gjakovë si dhe universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.
Me këtë rast të gjitha palët kanë rënë dakord të krijojnë, të rrisin ndërgjegjësimin si dhe të zhvillojnë programin “Zhvillimi Turizmit të Qëndrueshëm”, për promovimin dhe përmirësimin e kapacitetit turistik te rajonit.
Objektivi kryesor është rritja e ndërgjegjësimit, zbatimi dhe kultivimi i një turizmi të qëndrueshëm e program zhvillimi që përmes zbatimit të burimeve njerëzore, kërkimit dhe inovacionit mund ta përmirësojë turizmin në Kosovën Perëndimore me një vizion të përbashkët.
v KFOR-i, për këtë program, ka vënë në dispozicion edhe hapësirën në Kampin Ushtarak Italian (CVI) në Pejë.