Komuna e Prizrenit përmes faqes zyrtare në facebook na ka njoftuar se ditën e hënë Drejtoria e Shërbimeve Publike ka përfunduar me sukses projektin e ndërtimit të shtratit të lumit në fshatin Landovice, në Prizren.
Perveç përmirësimit të sistemit të drenazhit në këtë zonë, ky projekt do të krijojë edhe ambient të sigurtë, e sidomos nga vërshimet e mundshme.