Sektori i hetimeve në Prizren gjatë ditës së enjte ka raportuar dy raste të veprës penale “Armëmbajtje pa leje” në qytetin e Prizrenit.
Në rastin e parë, Stacioni policorë i Prizrenit, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se i dyshuari me inicialet F.A, mashkull kosovar, i lindur në vitin 2000, kishte postuar në rrjetet sociale një foto të një arme, më përkatësisht një pushkë gjuetie.
Me të pranuar informacionin hetuesit policor kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e lartcekur nga i cili është konfiskuar një armë, pushkë gjuetie pa leje përkatëse e cila do të përdorët si dëshmi materiale në Gjykatë.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit është iniciuar rast ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’’, rast i cili do të procedohet me kallëzim penal ndaj të dyshuarit në Prokurorinë Themelore.
Në rastin e dytënjesiti i hetimeve rajonale në Prizren, gjatë kontrollit me leje të Prokurorit të shtetit në një shtëpi banimi dhe një objekt tjetër afarist të dyshuarit Sh.B. i lindur më datën 1969, mashkull kosovar shqiptar, ka gjetur dhe konfiskuar:
- Një (1) revolver special me katër (4) fishekë dhe dy (2) gëzhoja
- Një (1) kuti të plastikes për armë me një (1) objektiv optik,
- Një (1) mekanizëm i armës,
- Dy (2) bateri dore,
- Tri (3) bajoneta,
- Një (1) palë dylbi
- Një (1) tytë të armës së gjuetisë,
- Tri (3) pjesë mekanizëm të armeve,
- Tre (3) kondakët të armeve të gjata,
- Një (1) dorezë druri e pushkës së gjuetisë,
- Dy (2) karikator të armës së gjatë të zbrazët,
- Katër (4) brsiçe të llojit të ndryshëm,
- Një (1) karikator i zbrazet i armës së gjatë,
- Njëqind e dyzet e pesë (145) fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrave të ndryshë
- Njëmbëdhjetë (11) fishekë dhe një (1) gëzhojë të armës së gjatë,
- Dymbëdhjetë (12) fishekë të armës AK-47,
- Tridhjetë (30) fishekë të pistoletës,
- Dyqind e njëzet e tre (223) fishekë të kalibrit 9×19 mm,
- Tri (3) shufra metali,
Me urdhër të Prokurorit të shtetit është iniciuar rast ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore.