Nesër me 20 qershor 2024, në orën 15:00, do të nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi mes komunës së Prizrenit dhe qytetit të Porto-s së Portugalisë, njofton faqja zyrtare e komunës së Prizrenit.
Me këtë Marrëveshje, palët do të nxisin, inkurajojnë dhe mbështesin në të gjitha mënyrat e mundshme të bashkëpunimit në fushat e turizmit, ekonomisë dhe kulturës.
Ceremonia e nënshkrimit mbahet në sallën e Kuvendit të Prizrenit, në Shtëpinë e Bardhë, thuhet në këtë njoftim