Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga dita e mërkurë, ka filluar përgatitja e terrenit për asfaltimin e rrugës në fshatin Karashëngjergj të Prizrenit, ky i fundit një projekt mjaft i rëndësishëm për ta përmirësuar infrastrukturën rrugore në këtë zonë.
Kjo rrugë me një gjatësi prej rreth 1.200 metra, pritet të ofrojë shërbim të rëndësishëm për banorët, duke siguruar qasje të lehtë dhe të sigurtë nëpër fshat.