Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Kenias, William Ruto.
Kështu ka njoftuar Presidenca e Kosovës.
“Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias”, ka shkruar presidentja Osmani.