“Ndoshta jemi i vetmi vend në Evropë që qytetarët paguajn për shërbime e nuk i marrin ato”, kështu fillon një postim në rrjetin social Facebook i Edmond Hoxhës, ish drejtor i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Prizren
Tutje, Hoxha ka cekur disa nga problemet që qytetarët hasin në shërbimet esenciale për jetesë.
“Paguajm për ujë, por ende uji shpërndahet përmes gypave të asbestit;
Paguajm për mbeturina, por rrugët e lagjeve tona janë të ndotura;
Paguajm energjinë elektrike, por nuk ka plan të qëndrueshëm afatgjatë energjetik;
Paguajm taksa për shtetin, e Qeveria jonë mburret se i grumbullon mjetet në llogari, por nuk i rikthen tek ne përmes investimeve kapitale.
Prandaj besoj se jemi populli më i durueshëm në Evropë dhe prandaj besoj se Qeveria shtetit tonë na trajton pa dinjitet.”