Shaqir Totaj, kryetar i komunës së Prizrenit ka pranuar sot studimin e fizibilitetit dhe studimin gjeoteknik për ndërtimin e strukturës dhe teleferikut për ngjitje në Kalanë e Prizrenit, i hartuar nga Agjencia Zvicerane “Swisscontact” dhe kompania “Epode” nga Franca.
Realizimi i këtij projekti rrjedh nga marrëveshja tri palëshe mes komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe “Swisscontact”-it.
Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se hapi i radhës do të jetë hartimi i projektit të detajuar dhe ndjekja e proceseve ligjore për ndërtimin e teleferikut,