Komuna e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare në facebook, njofton se so ka filluar deratizimi i ndërtesave kolektive dhe kanalizimeve të qytetit të Prizrenit, që synon të krijojë ambient më të pastër, të shëndetshëm dhe të sigurt për banorët.
“ Përmes këtij aksioni bëhet eliminimi i brejtësve dhe parandalohen sëmundjet që mund t’i sjellin ata.”, thuhet në fund të këtij njoftimi nga komuna e Prizrenit.