Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, ka njoftuar se Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal organizon takim informues me përfaqësues të Ndërmarrjeve Publike.
Ky takim do të mbahet më 28 maj 2024 (e martë) në orën 10:30, në objektin e Komunës së Prizrenit – salla në Drejtorinë e Administratës.