Në Shtëpinë e Pavarësisë “Dr. Ibrahim Rugova”, nën patronazhin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani u përurua libri “Liria si imanencë njerëzore”– (Fjalime të Presidentit Rugova, 1976-2005).
Libri u përurua sot më 24.05.2024 në Ditën e Presidentit që shënohet në Kosovë.
“Presidenti Rugova ishte dhe vazhdon të mbetet udhërrëfyesi ynë, ora e mirë e Kosovës dhe ndërtuesi i aleancave tona strategjike me perëndimin e në veçanti me aleatin kryesor dhe të pazëvendësueshëm, SHBA-në”- tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.