Policia e Kosovës ka njoftuar se më datën 26.04.2024 në Prizren është arrestuar personi me inicialet A.D, 27 vjeçar, ndaj të cilit Gjykata Themelore kishte lëshuar urdhëresat, ky i fundit u shoqërua në stacionin policor.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njejti është dërguar në vujatje të dënimit në kohë zgjatje prej 1 viti e 6 muaj e 10 ditë burgim.
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata, thuhet në njoftimin e policisë.