Zjarrfikësit e Kosovës mbrëmë kanë marrë pjesë në një darkë të cilën e ka shtruar Kryeministri Kurti në kuadër të në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Bashkë me zyrtarët e Agjencisë së Menaxhnimit të Emergjencave konkretisht zjarrfikësit, ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani.
“Kryeministri tha se ky është një muaj në të cilin na i kujtojmë vetës edhe njëri tjetrit vlerat e solidaritetit, përkrahjes për ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha e kushtet më të vështira në mënyrë që duke ju përkushtuar anës shpirtërore të njeriut dhe ndihmës për tjetrin të ngritemi të gjithë bashkë si shoqëri, si popull, ashtu që të mos ngelet askush mbrapa”- thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Iftari është shtruar më 08.04.2024, ndërsa në njoftim thuhet se Kryeministri Kurti falënderoi zjarrfikësit për gjithë kontributin, punën, rolin vigjilencën që e tregojnë në përmbushjen e detyrave të tyre.