Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj së bashku me drejtorin e Inspektorateve, Islam Ukimeri, në vazhdën e viztave që janë duke bërë në SHBA, sot kanë vizituar Stacionin Policor në qytetin e Harrisonburgut.
Me këtë rast shkëmbyen njohuri mbi strategjitë e policisë dhe iniciativat e angazhimit të komunitetit, duke i shkëmbyer praktikat më të mira të zbatimit të ligjit.
Ndërkohë, kryetari Totaj vizitoi edhe Spitalin “Sentara RMH Medical Center”, i cili ka reputacion për ofrimin e kujdesit mjekësor të nivelit të lartë.