Komuna e Przirenit , njofton përmes faqes së saj zyrtare në facebook ,se po vazhdon me dinamikë të paraparë, projekti për rehabilitimin e rjjetit të ujësjellësit dhe vendosja e gypave të ujëmatësve jashtë pronës private në fshatin Zhur të Prizrenit.
Këtu parashihet vendosja e gypave të ujësjellësit, me dimensione të ndryshme, ne distancë prej 41m.
Ky projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, jo vetëm që do të sigurojë qasje të qëndrueshme në ujë të pijshëm për banorët, por, do ta ndihmojë dhe në mbrojten dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujësjellësit për të ardhmen, njofton komuna e Prizrenit.