Ka përfunduar takimi dramatik në “Përparim Thaçi” mes Lirisë dhe Prishtinës me barazim.
Të parët që shënuan ishin Prishtina ku në minutën e 3-të shënoi Jalen Blesa ndërsa në minutën e 9-të shënoi Leotrim Kryeziu.
Në pjesën e dytë lojtarët e KF Liria gjetën motivin për të barazuar ndeshjen.
I pari shënoi Andri Stafa nga penaltia ndërsa golin e barazimit e shënoi Megameno nga distanca.