Djali i Skënder Rexhepit – Komandant Hekuri, Altin Rexhepi, ka vizituar dy nga ish krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Ai tha se në sytë e tyre pashë shpresën se e drejta nuk humbet kurrë, nga fjalët e tyre kuptova se dashuria për atdhe e kalit njeriun në format më të bukura.
Njoftimi i plotë:
DIELLI DO TË LINDË PËRSËRI!
Dje dhe sot pata nderin dhe kënaqësinë të takoj dy heronjë të Kosovës, heronjë të luftës e të paqes, bashkëluftetarë të babit, z.Kadri Veseli dhe z.Rexhep Selimi.
Çfarë emocione t’i takoj pas disa vitesh, e dukej sikur koha s’ka kaluar.
Në sytë e tyre pashë shpresën se e drejta nuk humbet kurrë, nga fjalët e tyre kuptova se dashuria për atdhe e kalit njeriun në format më të bukura.
Ata së bashku me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin e me shokë janë duke e mbrojtur luftën e pastërt të UÇK-së dhe Pavarësinë e Kosovës!
Do të dalin fitimtarë edhe në këtë betejë!
Shpresoj që takimin e ardhshëm ta kemi në rrethana të tjera dhe në Kosovën tonë të bukur!
Nga: Altin Skënder Rexhepi