Më 13 nëntor, do të mbahet takimi i radhës BE – Ballkani Perëndimor, pjesë e të cilit do të jenë ministrat e BE-së dhe gjashtë ministrat e Jashtëm nga Ballkani Perëndimor.
Sipas njoftimit do fillojë nga ora 17:30 dhe do kryesohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
“Pas Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor 2023, Ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë. Takimi do të fillojë në orën 17.30 dhe do të drejtohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Paraprakisht, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të takohen për të diskutuar mbi agresionin e Rusisë në Ukrainë si dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.