Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka pritur në takim biznesmenin turk, Adil Üstündaĝ.
Gjatë takimit u shqyrtua mundësia e ndërtimit të një hoteli të madh në Prizren.
Njoftimi i plotë:
Kryetari Shaqir Totaj priti sot biznesmenin turk, pronar i rrjetit të hoteleve me 5 yje, jo vetëm në Turqi, Adil Üstündaĝ, me të cilin shqyrtuan mundësinë e ndërtimit të një hoteli të madh në Prizren.
Me programin e zgjeruar artistik vjetor në Komunën tonë dhe fuqinë e lokaliteteve turistike është rritur nevoja për kapacitete të reja hoteliere, që do të ishte impuls pozitiv për plotësimin e nevojave të turistëve, gjatë gjithë vitit si dhe do të prodhonte vende të reja të punës për profesionistët e të gjitha fushave.