- Reklama -

Vedat Muriqi huazohet në Fenerbahçe?

Vedat Muriqi mund ta bëjë një rikthim sensacional në Fenerbahçe gjatë këtij muaji.

Në fakt, sulmuesi kosovar nuk e ka treguar veten sa duhet në Lazio ku nuk ka arritur ta shijojë ende golin e parë në fanellën “Biancocelesti”.

- Reklama -

Dhe, dje presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç ka thënë se, nëse përfaqësuesi kosovar vendos të rikthehet në Turqi, atëherë klubi Verdh e Kaltër do të jetë në “pole-position” për lojtarin.

Mediumi turk “Hurriyet” shkruan se ish-futbollisti i Rizesporit mund të rikthehet në Fenerbahçe në ditët e fundit të janarit dhe se mund të qëndrojë aty për gjashtë muaj në formë huazimi.

Sidoqoftë, Lazio nuk është ende e vendosur për ta lënë të largohet Muriqin.

Trajneri Simone Inzaghi do t’ia japë atij rastin edhe në ndeshjen e nesërme në Kupën e Italisë kundër Parmës, për ta parë nëse 26 vjeçari mund të zhbllokohet dhe t’ia bëjë sefte me gol.

Ideja e Fenerbahçes është që ta marrë atë për një gjysmë sezoni e më pas të rikthehet në kryeqytetin italian.

“Biancocelesti” e kishin blerë lojtarin për 18 milionë euro.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Nxënësit e QK “11 Marsi” shpallen kampionë republikanë në Ping Pong

Me një paraqitje të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,...

Lojtarët e Serbisë priten me “Mora fjalë” e UÇK

Atmosfera në “Air Albania” në Tiranë është elektrizuese ndërsa...

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses...

Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

Distria Krasniqi është ngjitur në majën e ranglistës botërore...

E trishtë: Ndahet nga jeta gjyqtari i ri kosovar, Rilind Berisha

Është ndarë nga jeta në moshë të re gjyqtari...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort